“SHKUPI” PËR SHKUPIN! | 12-14 Maj 2018

…“SHKUPI” PËR SHKUPIN!
NË MESIN E KUIZIT DHE OLIMPIADES SË DITURISË!

Më 12 maj (e shtunë) Shkolla e mesme e Qytetit të Shkupit “Marija Kiri- Skllodovska” organizoi Garat për semimaturantët e rajoneve të Shkupit, në fusha të ndryshme: Kimi, biologji, shëndetësi, teknike etj. Në garë morën pjesë mbi 120 nxënës.

“Shkupi” duke nderuar guximin dhe të arriturat e këtyre nxënësve, që dëshmojnë për dituritë e tyre të tashme duke mëtuar ato të ardhmet, me shumë kënaqësi dhe dashuri u dhuroi nga një libër të gjithë 120 nxënësve garues, ndërkaq tre vendeve të para nga disa libra!

Poashtu më 14 maj në kuadër Olimpiadës së diturisë që e organizoi Sektori për arsim pranë Komunës së Çairit, në të cilën Olimpiadë morën pjesë qindra nxënës, e që në finale arritën 52, nga të cilët fitues u shpallën 12. Të gjithë nxënësve u dhuruam nga dy libra, ndërkaq 12 fituesve nga 5 libra!

A ka kënaqësi më të madhe, se të shohish që libri është në duartë e fëmijëve të së sotmes, që punojnë për të nesërmen më të mirë!
…“SHKUPI” PËR SHKUPIN!

Të gjithëve, Ju lumtë!