…“SHKUPI” PËR SHKUPIN!
NË MESIN E STUDENTËVE MË TË MIRË!
Më 4 maj në Sallën e Komunës së Çairit, Shtëpia botuese “SHKUPI” iu bashkëngjitë fushatës “Ditët evropiane” të organizuara nga Instituti për Studime Politike dhe Ndërkomëbtare të udhëhequr nga Prof.Dr.Ylber Sela.
Në manifestimin ku morën pjesë kryetari i Kuvendit të RM-së, z.Talat Xhaferi, zv.kryeministri z.Bujar Osmani si dhe kryetari i Komunës së Çairit z.Visar Ganiu, në mbarim të manifestimit Sh.B.“Shkupi”, 12 studentëve më të suksesshëm për esetë e tyre politike, nga tërë Maqedonia pati kënaqësinë t’u dhuroi nga një kompletë librash.
Me këtë rast falenderojmë drejtuesin e këtij Instituti profesorin Ylber Sela dhe aktivistët e këtij Instituti, që na mundësuan të shpërndajmë dije dhe freski shpirtërore, duke përzgjedhur libra nga letërsia kombëtare dhe botërore!



