Panairi i librit ekspozues në Qendrën Kulturore në Manastir | Nëntor 2019

Për këta nxënës të mrekullueshëm dhe të etshëm për librin, ia vlen të punosh pandërprerë për botimin edhe të një libri! Ndjenja për këtë etje, të nxit dëshirën dhe vullnetin për të vazhduar me botime të reja, po qoftë ajo të jetë vetëm për këta nxënës të mësueseve heroina të kohës sonë, që aq mirë I kanë mësuar nxënësit e tyre, ta duan librin! Panairi I librit ekspozues në Qendrën Kulturore në Manastir.: 5 antare të Shoqates se Botuesve Shqiptare, Logos-A, Shkupi, Elif, Furkan dhe Interlingua, në bashkëpunim me Shoqatën joqeveritare 22 Nëntori nga Manastiri organizuan PANAIR LIBRI njëditor ekspozues, nga ku u dhuruan 3500 libra për nxënesit e shkollave që e vizituan Panairin dhe tre bibliotekave shkollore Goce Dellcev nga Manastiri, Goce Dellcevit nga Demir Hisari dhe Kerste Misirkovi nga Bistrica. KËNAQËSI të shohish etjen e nxënësve shqiptarë për librin shqip. Shpresojmë që ky akt simbolik i dhurimit të librave, nxënësve të këtyre anëve të mbështetet edhe nga institucionet e shtetit dhe afaristët që e çmojnë fjalën e shkruar!