Fushata e dhurimit të librave:
“LOGOS-A” DHE “SHKUPI” PËR SHKUPIN!…
….filloi nga Biblioteka e Qytetit “Braqa Milladinovci”, që është tek ndërtesa e Komunës së Çairit.
Fondit të kësaj biblioteke tashmw do t’i shtohen rreth 150 tituj nga botimet e Shtëpisë botuese “Logos A” dhe “Shkupi”, kryesisht letërsi për fëmijë.
Fushata e organizuar nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë në Maqedoni në bashkëpunim me Shtëpitë botuese “Logos-A” dhe “Shkupi” me rastin e 7 Marsit – Ditën e mësuesit, në 30 shkolla fillore të Shkupit, nën moton: “Logos-A” dhe “Shkupi” për Shkupin!…, për shkak të ndërprerjes së procesit mësimor, do të vazhdoj, nga dita kur do të rifilloj edhe procesi mësimor.



