“Sofra poetike Boras 2019” | Mars 2019

Filloi Festivali i poezise ndërkombëtare “Sofra poetike Boras 2019” në Bibliotekën e Qytetit në Boras të Suedise, organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni” nga Borasi. Shtëpia botuese “Shkupi” në shenjë respekti për Ftesën e “Migjenit” për të gjithë pjesëmarrësit e “Sofrës…” dhuroi nga një libër dhe një pjesë tjetër për “Migjenin” dhe Bibliotekën e Qytetit Boras. Fushata “Shkupi” për Shkupin!… ka filluar të shtrihet edhe nëpër asociacione kulturore të mërgatës sonë! Këtë aktivitet letrar e përcjellin edhe redaktorja Nazmie Pacolli dhe gazetari Amiri Duraku nga Radio Televizioni i Maqedonisë, kanali në gjuhën shqipe