…“SHKUPI” PËR SHKUPIN!… BASHKË ME “LOGOS-A” NË TETOVË,
NË PREZENTIMIN E PROGRAMEVE TË UNIVERSITETIT TË TETOVËS!
Sot që nga ora 10 në hapësirat e Univeristetit të Tetovës, me rastin e prezentimit të 13 fakulteteve dhe mbi 100 programeve mësimore para maturantëve (studentë të mundshëm të këtyre fakulteteve) Shtëpia botuese SHKUPI dhe Shtëpia botuese LOGOS – A, paraqitën mbi 500 kopje librash, që në fund të prezentimit iu dhuruan të pranishmive.
Vazhdojnë me fushatën e dhurimit të librave kudo që frymon shqip. Shpresoj që destinacioni i ardhshëm të jetë 4 Maji në Sheshin “Skenderbeu” për Univeristen “Nëne Tereza” në Shkup!