“SHKUPI” PËR SHKUPIN! | 2 Prill 2018

…“SHKUPI” PËR SHKUPIN! NJË PIKË UJI NË DET! Sot (02.04.2018), në kuadër të fushatës sonë të dhurimit të librave …“Shkupi” për Shkupin! me Bilgin Hajredinin, vizituam Gjimnazin “Saraj” në Saraj të Shkupit. Aty, patëm kënaqësinë që Bibliotekën e kësaj shkolle ta pasurojmë me 300 libra nga produksioni letrar i Shtëpisë botuese “Shkupi”. Në një ambient miqësor na priti i tërë kolektivi punues me në krye drejtorin ambicioz z.Bedri Gjurecici. Më vonë zyren tonë të “Shkupit” në Komunën e Çairit, e vizitoi drejtori i Agjencionit për bashkëpunim me mërgimtarët e Maqedonisë z.Nikolla Shallvarinov, sëbashku me stafin e tij z.Nusret Kovaçi dhe z.Zoran Arsovin. Me këtë rast “Shkupi” këtij Agjencioni i dhuroi poashtu 300 libra, nga të cilat 150 edicion të “Shkupit” dhe 150 të Shtëpisë botuese Kultura-SH dhe Logos-A. Duke marrë parasysh se ideja e këtij donacioni janë fëmijët shqiptarë në diasporë, u munduam që këtë fond të vogël librash (që është “Një pikë uji në det’), titujt e zgjedhur të jenë shumica letërsi për fëmijë.