“SHKUPI” PËR SHKUPIN! | 16 Prill 2018

…“SHKUPI” PËR SHKUPIN!

Në dy shkolla të mesme të Çairit dhe Butelit Sot (16.04.2018), …“Shkupi” për Shkupin!, vazhdoi fushatën e dhurimit të librave për bibliotekat shkollore të shkollave të mesme në Shkup.

Së pari patëm kënaqësinë që me Bilgin Hajredinin të shpërndajmë libra për Bibliotekën e SHMQSH “Arsenie Jovkov” ku na pranoi zv.drejtori Nazmi Rahmani dhe Milaim Rakipi, ndërkaq tek SHMQSH “Cvetan Dimov” ish drejori dhe këshilltari aktual i Qytetit të Shkupit Besnik Ajeti dhe shumë profesorë të tjerë.

Në këtë shkollë, patëm rastin të shikojmë edhe Bibliotekën e shkollës, ku në të ardhmen shpresojmë ta pasurojmë edhe me tituj të rinj të Shtpisë botuese “Shkupi”.