“SHKUPI” PËR SHKUPIN! | 14 Prill 2018

…“SHKUPI” PËR SHKUPIN!,
në garën e diturisë…
Dje (13.04.2018 nga ora 17.00), fushata e dhurimit të librave …“Shkupi” për Shkupin!, mori pjesë në Garën e Diturisë të nxënësve të ShMQSH “Marija Kiri Skollovska”.

Për rëndësinë e garave dhe suksesin e arritur folën drejtori i shkollës Z.Lupço Celeski, zv.drejtori Z.Vedat Mustafa, z.Blerim Nebiu si dhe profesori që ishte edhe përgjegjës i Garës së Diturisë Z.Samet Ismaili.

Në fund të programit, sëbashku me Bilgin Hajredinin dhe profesorin Samet Ismailin, nxënësve pjesëmarrës dhe fitues të Garës u dhuruam komplete lirbash dhe Certifikata. Gjithashtu, falenderojmë udhëheqësinë e shkollës që edhe për ne, kishte ndarë Mirënjohje për bashkëpunim. Jemi të gëzuar që për këtë vatër të diturisë ndam 200 libra, nga të cilat 150 për bibliotekën e shkollës dhe 50 për nxënësit pjesëmarrrës në këtë Garë Diturie.
Pas përfundimit të këtij manifestimi, sëbashku me zv.drejtorin dhe disa profesorë të kësaj shkolle morëm pjesë në Mbrëmjen poetike të aktorit dhe poetit Çun Lajçi, që filloi nga ora 19.00