Dhurimi i librave: …“SHKUPI” PËR SHKUPIN! vazhdon…
Sot (12.04.2018), me Bilgin Hajredini, vizituam SHMQSH “Boro Petrushevski” ku na pritën zv.drejtori Zekirija Zekiri dhe profesoresha e gjuhës shqipe Flora Ismaili.
Ndërkaq, në SHMQSH “8 Shtatori” me një dashamirësi shembullore na mirëpritën drejtoresha Elizabeta Mladenovska, zv.drejtori Vullnet Iseni dhe profesori i mekatronikes Egzon Ramadani.
Poashtu, në SHMQSH “Vllado Talevski” na pritën zv.drejtori Labinot Goca dhe disa nxënës të etshëm për të lexuar titujt më të ri të Shtëpisë botuese “Shkupi”
Të tri shkollave që sot i vizituam, u dërguan 500 kopje libra të zhanreve të ndryshme letrare: shkencore, publicistike, monografi, romane, prozë e sidomos përkthime letrare të verifikuara letrarisht nga letërsia e sotme botërore, duke u nisur nga Estonia deri në Kanada.