Shefki Ollomani u lind në vitin 1959 në fshatin Tuhin të rrethit të Kërçovës. Shkollën tetëvjeçare e ka kryer në vendlindje, kurse të mesmen në gjimnazin ’’Zef Lush Marku’’ në Shkup. Ka të kryer 3 vite të fakultetit Juridik në Prishtinë.
Si aktivist dhe veprimtar në Lëvizjen kombëtare ilegale të Kosovës, pas zbulimit nga autoritet policore jugosllave, në fillim të shtatorit të vitit 1982 detyrohet të ndërpresë studimet dhe të emigrojë (arratiset) në Zvicër, ku qëndron deri në vjeshtë të vitit 1985 dhe pastaj shkon në Suedi.
Si në vendlindje, ashtu edhe në Zvicër dhe në Suedi asnjëherë nuk e ndërpreu aktivitetin dhe veprimtarinë kombëtare për zgjidhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare.
Deri tani ka botuar 4 vëllime me poezi: 1.Vargje lirie për Atdheun (2004), 2. …Për lirinë, për Shqipërinë (2005), 3.Zgjohu, ngritu Shqipëri! (2009), dhe 4.Feniksi shqiptar (2012). Si dhe 8 libra nga fusha e publicistikës, historisë e shkencës: 1.Në rrugë drejt lirisë (2004), 2.Shqipëria etnike (2007), 3.Çështja kombëtare shqiptare (2008), 4.Leka i Madh (2010), 5.Atlantida, Pellazgjia dhe Iliria (2010), 6.Thoti i Atlantidës (2010), 7.Hyjnorja dhe Njerëzorja (2019) dhe 8.Shqipëria – Shqiptarët – Shqiponja (2020) (Album historik enciklopedik) … 3 libra nga këto , janë ribotuar: 1.Atlantida, Pellazgjia dhe Iliria (Ribotim 2013), 2..Leka i Madh (Ribotim 2015), dhe 3.Thoti i Atlantidës (Ribotim 2019