Sabri Zirap Dauti

(1960 – 1998)
Sabri Zirap Dauti u lind më 6 maj 1960 në fshatin Kopanicë të Shkupit, porse që në vegjëli familja e tij u shpërngul në Shkup, ku do të kryejë shkollën fillore, gjimnazin “Zef Lush Marku” dhe Akademinë Pedagogjike – Grupi për Mësim Klasor. Punoi vite me radhë si mësues në disa fshatra të të Karshiakës së Shkupit (Mesnicë, Paligrad…).
Sabri Zirap Dauti me krijimtari filloi të merret në bankat e gjimnazit, duke shkruar poezi dhe pjesë teatrale. Ai veçanërisht ishte i preokupuar me teatrin dhe filmin si fusha të krijimtarisë artistike, dhe ambicia e tij e parealizuar ishte që të studionte për regjisor. Përveç që shkroi drama, ka bërë përpjekje të shkruajë edhe skenarë filmi.

Në vitin 1998 u sëmur nga një sëmundje e rëndë pikërisht në kohën kur SHB “Shkupi” i përgatiste për shtyp librat e tij të parë, “Nata në egzil” (tri drama) dhe “Në gjirin e përjetësisë”, të cilat, për fat të keq, panë dritën pas vdekjes së tij.

Librat nga Sabri Zirap Dauti