Promovimi i 7 librave nga letërsia suedeze | Nëntor 2022

Shtëpia botuese SHKUPI, në bashkëpunim me Shoqatën kulturore MIGJENI nga Boras (Suedi) në kuadër të manifestimit letrar: DITËT E LETËRSISË SUEDEZE, që po organizohet me afate të shkurtuara (2 dhe 3 nëtor 2022) më 2 nëtor 2022 nga ora 11.00 deri ora 12, tek Salla e Komunës së Çairit, organizoi PROMOVIM TË 7 LIBRAVE nga suedishtja në shqip:

1. Emma Karinsdotter ISHULLI I NJËMIJË YJEVE
2. Jonas Hassen Khemiri MARRËVESHJA E BABAIT
3. Kristina Ohlsson ENGJËJ GURI
4. Kristina Ohlsson FËMIJËT PREJ QELQI
5. Kristina Ohlsson DJALOSHI I ARGJENDTË
6. Henrietta Ëestman RRUGA TEK VINCENTI
7. Suzana Alakoski LAGJJA E DERRAVE


Për të gjitha librat që janë të përkthyer në shqip foli Sokol Demaku.
Poezitë e tyre i lexuan autorët shqiptaro – suedez dhe një poete bullgare dhe maqedonase: Brita Stenberg, Hamit Gorgurin, Anxhela Zizon, Riza Sheqirin, Bahtir Latifin, Sllavka Marinovksa (poete bullgare) dhe Vanja Veleva (poete maqedonase).


Ngjarjen e përshëndeti zv.ministri i kulturës z. Daim Luçi, i cili e “Përgëzoi këtë miqësi shqiptaro suedeze të poetëve të krijuar nga Shtëpia botuese SHKUPI, Qendra kulturore MIGJENI nga Borasi i Suedisë, Këshillit për kulturë dhe Art “KULTURADET” në Stokholm të Suedisë dhe kuptohet Ambasada e Suedisë në Shkup, e cila vit për viti është pjesë e pandashme e kësaj ngjarje tanimë tradicionale”


Ndërkaq, vëmendje të veçantë pati përshëndetja e kryetarit të Komunës z.Visar Ganiu, që shprehu mirënjohjen e tij ndaj veprave të sjella në shqip nga Shtëpia botuese “SHKUPI”, duke potencuar se “Do të vazhdojmë të mbështesim shkronjat, fjalën e shkruar, shkrimtarët, botimet që pa dyshim se janë burimi i pashterrueshëm i kulturës së popujve të mbarë botës”.

Poashtu kryetari i Komunës me një dashamirësi ndaj këtyre vlerave letrare bashkë me organizatorët (“Shkupi” dhe “Migjeni” nga Borasi) i bëri një pritje dhe përcjellje mbresëlënese ambasadores suedeze në Shkup, ekselencies së saj zonjës Ami Larsson Jain.


Ndërkaq ambasadorja suedeze Ami Larsson Jain, në fjalimin e saj, shprehi kënaqësinë dhe emcoionet e saja për shkak të veprave letrare suedeze që po vijnë tek lexuesi shqiptar, por edhe për mallin e saj personal për të dëgjuar gjuhën e saj suedeze nga krijuesit shqiptaro suedez, sepse i tërë promovimi i këtyre veprave letrare reflektonte në gjuhën shqipe dhe suedeze.

Ndër të tjera, ambasadorja suedeze falenderoi edhe organizatorët, por edhe të gjthë të pranishmit për etjen e tyre, për të shijuar vlerat letrare suedeze.
Befasia e këndshme për të gjithë të pranishmit ishin edhe poetesha bullgare Sllavka Martinovska, që recitoi dy poezi në bullgarisht dhe poetesha maqedonase Vanja Veleva, e cila recitoi poezi në maqedonisht.


Pra, ky ishte një ambient i vërtetë i multiletrarizmit dhe multikulurës, që frymonte plot harmoni, dashuri dhe jetë, që fisnikërohej edhe nga fryma e 7 veprave letrare, edhe nga 7 poezitë e recituara nga autorët shqiptarë, suedezë, maqedonas dhe bullgar!


Në pjesën më të bukur që ishte në frymën e gjitha asaj harmonie të çfarëdollojshme dhurata në komplete librash i’u dhanë nga “Shkupi” dhe “Migjeni” ambasadores Ami Larsson Jain, kryetarit Visar Ganiu, zv,ministrit Daim Luci, drejtorit të Agjencisë së gjuhës shqipe, Ylber Sela, prektorit të Univesitetit “Nëna Tereze” z.Fati Isenit, afaristit Xhemail Dauti (Dauti Komerc), ndërkaq me MIRËNJOHJE të veçanta nga “MIGJENI” për bashkëpunimin letrar të tyre me dy autoret bullgare dhe maqedonase u dekoruan znj Vanja Veleva dhe znj. Sllavka Martinovska.