Kur babai i Kejtit kthehet nga Lufta e Madhe, ai është i tronditur nga ana psikike, personaliteti i tij është shkatërruar. Tani, katër vjet më vonë ai e ka marrë përsëri veten, por një luftë tjetër është duke shpërthyer, këtë herë në shtëpinë e tij, në Irlandë. Traktati me britanikët është nënshkruar nga Majkëll Kollins, por shumë nuk janë dakord me atë dhe duan të vazhdojnë luftën për pavarësi të plotë. Vendi është në prag të luftës civile. Edhe në familjen e Kejtit besnikët janë të ndarë në dy kampe, dhe asaj iu duhet të zgjedhë cilin krah të mbështesë. Më në fund, ajo dhe djaloshi uellsian Dafid bëjnë një plan të guximshëm për të shkatërruar një ngarkesë me armë…