Libri “Hani i tre djajve” nga Fadil Curri është një prozë letrare (tregime, skica, reportazhe etj) që trajton tema lokale shqiptare, por që janë të bëgatuara me ndjenja të thella të dashurisë, zhgënjimit, dhe kërkimit të kuptimit në jetë.
Përmes udhëtimit të protagonistëve të tij në këto proza letrare, lexuesi zhytet në një botë plot me kontradikta dhe dilema, ku ndjenjat dhe realiteti shpesh përplasen. Rrëfimet tek libri “Hani i tre djajve” ndërthuren me filozofi dhe përsiatje mbi jetën, duke eksploruar konfliktet e brendshme të personazheve dhe heronjve të këtyre tregimeve me sfidat e tyre jetike.
Vepra është një pasqyrë e pasur e ndërgjegjes njerëzore dhe një thirrje për të gjetur dritën brenda kaosit të përditshmërisë, jo vetëm shqiptar, por edhe në kuptimin universal njerëzor.