Pushimet verore të shtatëmbëdhjetëvjeçares Klo në Greqi ndërpriten kur ajo kapet befasisht dhe çohet në një vend të paidentifikuar. Si zgjohet pas një gjumi të detyruar përmes injektimit të drogës, e gjen veten në një depo të mjerë. Nga ky çast Klo përfytyron më të keqen.
Pas disa ditësh izolimi të plotë, Klo njihet me pengmarrësin e saj, por sapo e shikon ka një ndjenjë çlirimi, mirëpo shpjegimi i tij se mbahet për një shkëmbim me një të burgosur nuk ndihmon për të larguar frikërat e saj.
Javët kalojnë përmes ëndrrash të frikshme dhe idesë që të lidhet ngushtë me pengmarrësin, por Klo lufton sidomos që të ruajë qetësinë në një situatë të pamundur si kjo ku ndodhet. Të paktën, pengmarrësi i saj edhe pse i ftohtë dhe i largët, e viziton atë shpesh dhe i sjell dhurata. Klo fillon të ndjejë për të dhe ky fakt e kap në befasi. Edhe pse ka frikë për sigurinë e saj, ajo tani fantazon për një jetë së bashku me të. A është përfytyrimi i saj, apo edhe pengmarrësi ka të njëjtat ndjenja? Edhe kur më në fund lirohet, Klo vazhdon ta mbrojë pengmarrësin e saj me çdo kusht.