Familja norvegjeze Teleman, dëshiron që ta kalojë pushimin veror në Garmish-Partenkirken, kurse familja gjermane Bader, në vilën e së cilës do të qëndrojnë, nuk flasin anglisht, kështu që e-postën e tyre e përkthen programi për përkthim nga interneti – me një rezultat shumë qesharak. Kështu, Telemanët udhëtojnë në Mixing Part Churches, edhe pse nuk mund të bëhet fjalë për një pushim relaksues. .
Erlend Lu, ka shkruar një roman mjaft të krisur, i cili nëpërmjet dialogut në qindra faqe, tregon për krizën gjatë pushimit, me ç’rast librave tjera do t’u nevojiteshin rreth 500 faqe për ta përshkruar këtë temë. Në dialogjet e shpejta, me mjeshtëri janë gërshetuar edhe kriza në martesë dhe bllokada e shkrimit, si dhe relacionet ndërkombëtare, duke marrë parasysh të kaluarën naziste të gjermanëve.
Fiktive