Naser Miftari

Naser Miftari lindi më 20.04.1965, në Nigishtan të Shkupit, në një familje bujare me traditë, të shquar, arsimdashëse dhe artëdashëse, me ndjenja të fuqishme fetare dhe kombëtare. Shkollën fillore e kreu në vendin e lindjes, kurse shkollimin e mesëm dhe të lartë në Shkup. Duke marrë më të mirën sjellje dhe dije nga prindërit, mësuesi, arsimtarët dhe profesorët e tij, Naser Miftari, po të njëjtën, me dashuri dhe përkushtim të pashoqë, do t’a bart dhe zgjeroi gjatë tërë jetës së ti,jo vetëm si mësimdhënës por edhe si prindë dhe shokë i përkushtuar. ndaj familjes dhe shoqëris për rrethë.
Karierën e mësimdhënësit e filloi në v.shk.1986/87, në moshën 21vjeçare,larg; vendlindjes, në sh.f.”Jordan K.-Xhinot”, (sot “Mustafa Kemal-Ataturk”), f. Paligrad-Shkup. Dëshira për të qenë më afër vendlindjes, do të ndëroi dhe punoj në më shumë vende dhe shkolla,si në: f.Koliçan i Ep; sh.f.“Jane Sandanski”;sh.f.”26Korriku”-Shkup. Në rrethana të këtilla pune, Naser Miftari pati fatin të fitoi dhe zgjeroj njohuri, shkathtësi jetësore dhe përvojë të përgjithshme profesionale për të shfrytëzuar dhe aplikuar në të ardhmen. Me korrespodencë, vijon studimet në Fakultetin Filozofik, dega Histori, në “U.Sh.T.”, ku pas mbarimit dhe diplomimit me sukses të fakultetit në fjalë, emërohet si profesorë i Historisë në gjimnazin ”Zef Lush Marku”-Shkup, ku edhe sot punon.

Librat nga Naser Miftari