Grigori Kanoviç (1929-2023), ishte një nga shkrimtarët më të shquar modernë hebrenj dhe autori i vetëm i mbijetuar me eksperienca të përjetuara dhe njohuri për jetën në shtetin lituan dhe trashëgiminë e pasur kulturore të hebrenjve të Lituanisë. Librat e tij janë përkthyer në 13 gjuhë: në anglisht, gjermanisht, hebraisht, frëngjisht, çekisht, bullgarisht e të tjerë. Ai ka më shumë se 1.5 milion kopje librash të shtypura. Kanoviç ishte 12 vjeç kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore. Ai u largua me prindërit e tij nga vendlindja, Jonova e Lituanisë në një fshat të Kazakistanit. Pas luftës, Kanoviç u kthye në Lituaninë e tij të lindjes, ku më shumë se 200.000 njerëz, jo lituanë (hebrenjtë e Mishkinës) ishin shfarosur nga nazistët.