Gaje Boraliogllu

GAJE BORALIOGLLU ka lindur në Stamboll.
Ajo ka studiuar filozofi sistematike dhe logjikë në Fakultetin e Letërsisë në Universitetin e Stambollit dhe në të njëjtin departament kreu studimet post-diplomike master.
Ka punuar si gazetare, përpiluese reklamash dhe skenariste.
Ka shkruar skenarin e filmit “Stuhia e shtatorit”, në regji të Atëf Jëllmazit. Libri i saj i parë, “Të gjitha janë përralla” është botuar në vitin 2001, romanin e përpiluar nga fotografitë me titull “I panjohuri” në vitin 2004, “Ritmi i ngathët” në vitin 2009, “Gratë e bekuara” në vitin 2014 nga Shtëpia botuese “Iletishim”. Romani për të rinjtë,“Zëri brenda meje”, u botua në vitin 2013 nga Biblioteka “Gynëshëgë”. Librat dhe tregimet e saj janë përkthyer në disa gjuhë.
Tregimi “Mi Hatixhe” është xhiruar si film i shkurtër dhe ka fituar çmime nëpër festivale të ndryshme.
Ajo fitoi çmimin e lartë letrar Notre Dame de Sion 2011 me “Ritmi i ngathët” dhe çmimin për tregime Junus Nadi me “Gratë e Bekuara” në vitin 2015.
Ndërsa romani i saj “I panjohuri”, i botuar në gjermanisht me emrin Der Fall Ibrahim, u zgjodh për programin “Midis rreshtave” në Panairin e Librit në Frankfurt 2017.

Librat nga Gaje Boraliogllu