Fushata “Blej e dhuro libra” e përkrhur nga Ambasada e Norvegjisë në Beograd (për Serbi dhe Maqedoni e Veriut) me 1720 libra nga letërsia norvegjeze, 410 libra nga Ambasada e Irlandës në Bukuresht (për Rumani, Moldavi dhe Maqedoni e Veriut), 110 libra nga Ambasada e Çekisë në Maqedoni dhe Ministria e Jashtme e Tregtisë dhe Evropiane e Maltës përfundoi më 28 nëntor 2024
e dhënien e 414 librave Gjimnazit Zef Lush Marku në Shkup.
Nga ky fond i librave u dhuruan:
414 librave Gjimnazit Zef Lush Marku”, Shkup
350 libra Shkollës së Mesme “Boro Petrushevski” Shkup,
310 libra, Shkollës së mesme “Dr.Pançe Karagjozov”, Shkup
318 libra Shkollës së mesme “Cvetan Dimov” Shkup,
310 libra Shkollës së mesme “Arsenie Jovkov”, Shkup
368 libra Shkollës së mesme “Maria Kiri” dhe
333 libra Shkollës së mesme “Saraj” Shkup
Gjithsej: 2403 libra, (prej tyre 1740 nga letërsia norvegjeze, 420 nga letërsia irlandeze, 125 nga letërsia çeke dhe 118 nga letërsia malteze.)
Në të gjitha këto 7 shkolla të mesme mbretëroi gëzimi dhe mikpritja e ngorhtë që këto biblioteka shkollore do të pasurohen me vlera letrare nga norvegjia, irlanda, malta dhe çekia.
Me këtë rast, ne si Shtëpi botuese SHKUPI, falenderojmë në mënyrë të veçantë Ambasadën e Norvegjisë për Maqedonine e Veriut dhe Serbisë në Beograd, që e para e pranoi ofertën tonë për të blerë dhe dhuruar libra nëpër shkollat e mesme të Shkupit, sipas përzgjedhjes sonë.
Gjithashtu, jemi mirënjohës për Ambasadorin e Irlandës, zotëri Blerand…., që përpos bashkëngjitjes së tij në blerjen e librave na vizitoi në zyret tona në Komunën e Çairit. Një befasi e këndshme për ne ishte edhe Ministria e punëve të jashtme dhe tregtise evropiane e Maltës, e cila pa hezitim njësoj sit ë tjerët iu bashkangjit fushatës sonë. Ndërkaq, ambasadori çek në Maqedoni Jaroslav Ludva, përveç që na vizitoi në zyret e tona në Komunën e Çairit, së bashku me ne ishte edhe në përmbylljen e kësaj fushate në Gjimnazin Zef Lush Marku në Shkup, ku me një pjesë të kuadrit arsimor këmbyem edhe mendime rreth letërsisë çeke.