Erlend Lu (1969) është shkrimtar nga gjenerata më e re norvegjeze. Ka punuar në klinikën psikiatrike dhe si gazetar, kurse sot përveç që merret me letërsi, ai shkruan edhe tekste të dramave. Është autor i librave për fëmijë. Jeton dhe punon në Oslo. Romani i parë i tij “Shkoi nga gruaja”(1993) është bërë edhe film. Pastaj vijojnë “Naivi”, “Super” (i përkthyer në njëzet gjuhë), “Fakte për Finlandën”, “Dopler”, “Volvo kamionët”, “Mulej”, “Ditë të qeta në Miksing Part” dhe “Fonk”.