Defne Suman

Defne Suman, ka lindur në Stamboll në vitin 1974. Ka mbaruar magjistraturën dhe doktoraturën në Degën e sociologjisë në Universitetin Bogaziçi.

Shkrimi i titulluar “Feminizmi, Islami dhe Shoqëria” që ishte pjesë e tezës së saj të doktoraturës u botua në librin “Fytyrat e reja shoqërore të islamit”.
Blogu “Halle njerëzore” që e hapi në vitin 2007, u shndërrua në një ueb faqe që vizitohet shumë nga shtetasit turq por edhe ata botëror.

Mavi Orman (Pylli i kaltër) që ishte përmbledhje e shënimeve nga shëtitjet e saja dhe u botua në vitin 2011 ( Dogan Novus, 2018), kurse romani i saj i parë Saklambaç (Symbyllur) u botua në vitin 2014-të. Emanet Zaman (Kohë amaneti) (2016) dhe Yaz sıcağı (Vapë vere) (2017) u botuan nga Dogan Kitap në gjuhën turke, kurse në gjuhën greke nga shtëpia botuese Psihogios.

Ende jeton në relacion Athinë – Stamboll dhe vazhdon të shkruan shkrime dhe romane që hulumtojnë psikologjinë e njeriut bashkëkohor.

Librat nga Defne Suman