Daut Dauti u lind më 31 mars 1961 në fshatin Bojanë të Shkupit. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, Ohër dhe Shkup, ndërkaq shkollën e mesme në Gjimnazim “Zef Lush Marku” në Shkup. Ka kryer Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin “Qirili dhe Metodi” në Shkup. Ka punuar vite me radhë në redaksinë e gazetës “Flaka e vëllazërimit si gazetar, redaktor rubrikash dhe kryeredaktor e redakor përgjegjës që nga vitit 1998 gjer më 2004 kur dhe u shua gazeta“Flaka” në pamundësi për të mbijetuar në kushte tregu.
Deri tash ka botuar këto vepra letrare dhe publicstike: “Ëndërr e përdalë”(poezi) “Shartimi i ëndrrës”(poezi) “A vdes ëndrra”(poezi) “Baseni i troftave në Malin e Thatë”(tregime) “Shqiptarët e Ukrainës”, udhëpërshkrime (bashkëautor me Sefer Musliun) “50 vjet Ansambli “Emin Duraku”(monografi) “Përtej vijës së kuqe”(përmbledhje kolumnash) “Të shkruarit për media të shkruara”(grup autorësh)
Është fitues i disa çmimeve për prozë dhe poezi në konkurse letrare të gazetave ose revistave letrare si dhe i disa mirënjohjeve profesionale.