Adnan Binyazar

Adnan Binyazar, lindi më 7 mars 1934 në Dijarbakër. Ka përfunduar letërsinë në Institutin e Fshatit në Dixhlae dhe në Institutin Arsimor Kombëtar në Gazi në Ankara. Në vitin 1978 u soll në krye të Departamentit të Promovimeve dhe Publikimeve në Ministrinë e Kulturës. Ndërkohë u zgjodh kryetar i Departamentit për Publike të Institutit Turk të Gjuhës. Në vitin 1981, me ftesën e Senatit Arsimor të Berlinit shkoi në Berlin, dhe gjatë kësaj periudhe me Inxhila Ëzhan shkroi Librin e Gjuhës dhe Leximit Turk: Udhëzues për mësimdhënësin në gjashtë vëllime. Shkroi artikuj dhe libra të zhanreve të ndryshme, ndër të cilat janë: Shoqëria dhe Letërsia (1972, 1997), Përgjegjësitë Kulturore dhe Arsimore (1976), Shoqëria e vuajtur (1979, 1995, 1999), Poetët shkruajnë libra (1998), Pasqyra (2003) i mblodhi. Librat tjerë: Arti i shkrimit (me Emin Ëzdemir, 1969), Gjyshi Korkut (1972, botimi i tetë 2007), Tregime nga gjyshi Korkut (1972), Në 50 vjetorin e shtetit, në 40 vjetorin e rrugës së Atatyrkut (1973), Vejseli i dashuruar (1973), Gjuha e shkrimit dhe informimit (me Metin Ëztekin, 1978), Ndalja e gjakut (1980, botimi i tridhjetë 2002), Shprehje me shkrim të njohurive (me Emin Ëzdemir, 1980), 25 punime të njohura të gjuhës turke (1982), Gjyshi Korkut u bë gjigant/ Vier alttürkische Nomadensagen (Gjermanisht, turqisht, 1984), Elifi dhe Mahmuti i plagosur (1986, 1994, 2007), 15 përralla turke (1987, 1994, botimi i tretë 2003), Udhëzues mësuesi (1987), Tregime popullore (1995, 1998, botimi i tretë 2003), Divi që humbi përrallën (roman kujtimesh, 2000, botimi i pestë 2003). Me Vdekja nuk ka hije (roman, 2004), mori shpërblimin Dhurata e Romanit të Orhan Kemalit. Macja e poetit (tregime, 2005), Rrjedha e ndjenjave (ese, 2006).

Librat nga Adnan Binyazar