Abedin Krosi

Abedin Krosi ka lindur më 01.03.1940, në fshatin Raçe – Shkup. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Gjimnazin e ulët e kreu në shkollën “Mirçe Acev” në Gjorçe Petrov-Shkup, ndërsa Shkollën Normale “Zef Lush Marku” në Shkup. Si stazhist punon në fshatin Dobërc, rrethi i Tetovës. Prej vitit shkollor 1961/ 62 punësohet si arsimtar në SHF ”Drita” të fsh. Raçe – Shkup.

Në vitin shkollor 1972 / 1973 vazhdon studimet në Fakultetin Filozofik-Grupi Pedagogjik dhe në maj 1975 diplomon.

Prej datës 01.07.1975 emërohet drejtor i SHFQ “Drita” në Raçe. Punën si drejtor shkolle e bëri me plot seriozitet dhe me sukses. Vitet e tetëdhjeta përballet me elementet destruktive të LKM-së që me servilizëm të madh i zbatonin urdhërat e serbomadhit Sllobodan Millosheviq, duke u akuzuar si nacionalist, për shkak se nuk i ka gjykuar demonstratat në Kosovë.

“Faji” më i madh i tij ishte se angazhohej me plot përkushtim në punën edukativo-arsimore. Ky ishte shkaku kryesor për shkarkim nga funksioni i drejtorit dhe e transferuan si pedagog në SHFQ “Ibe Palikuqja” në fsh. Bojanë të Shkupit.

Pas mëvetësimit dhe demokratizimit të Maqedonisë, ai kthehet me punë si pedagog në shkollën e vendlindjes, “Drita” – Raçe, ku punon deri në pension. Veprimtaria e tij ka qenë e bujshme dhe me përkushtim të plotë si në procesin edukativo arsimor, ashtu edhe në punët me interes të gjeneratave të reja dhe mbarë popullit në rrethinën ku jeton dhe vepron sot e kësaj dite.

Librat nga Abedin Krosi

KULTURA DHE MËSIMI

TE ALBANËT - PELLAZGËT DHE SHQIPTARËT
NËPËR EPOKA DHE KOHË

PREJARDHJA DHE FORMIMI

I POPUJVE ALBANO – PELLAZGO - SHQIPTARËVE