DITËT E LETËRSISË SUEDEZE në Shkollën fillore “Adem Jasahri” në Çair të Shkupit | Nëntor 2022

Me program letrar, argëtues e muzikor, në Shkollën fillore “Adem Jasahri” në Çair të Shkupit, përfunduan:
DITËT E LETËRSISË SUEDEZE

Një përfundim i mrekullueshëm, nga një fillim i mbarë (Promovimi i 7 librave nga autorët suedez në shqip, një ditë më parë në Sallën e Komunës së Çairit.)! Sot, më 3 nëntor, në ora 10.00, nxënësit e ciklit të ulët, prindërit e tyre, arsimtarët, e sidomos dy mësimdhënëset që e përgatitën programin argëtues, poetiko muzikor: Zyrafete Sllamniku dhe Habibe Bekteshi, u bën një “ilaç” mikpritës për poetët suedezo – shqiptaro – bullgare.

Që në fillim, drejtoresha e Shkollës fillore “Adem jashari” zonja Fitore Qerezi, u dëshiroi mirëseardhje poetëve të apostrofuar dhe për nder të tyre, recitoi një poezi për vendlindjen e saj të Vushtrisë.

Në vazhdim udhëhqësi i Shoqatës kulturore “MIGJENI” nga Boras e Suedisë, zotëri Sokol Demaku i prezentoi mysafirët shqiptaro – suedezo – bullgare dhe menjëherë pas tij filloi programi i mrekullueshëm i nxënësve me poezi të shkruara nga vetë nxënësit e klasave të ulta. Pastaj, pati edhe valle foklorike dhe muzikore!

Kollazhi vazhdoi me atrakcionin poetik që di ta bëj vetëm pedagogu dhe poeti Rizah Sheqiri, i cili në grup me nxënësit recitoi poezin e tij të famshme “Kujti i buzeqeshin lulet”. Programi vazhdoi me nga nje poezi në shqip, suedisht dhe bullgarisht nga Brita Stenberg, Hamit Gorgurin, Anxhela Zizo, Sllavka Martinovska dhe Bahtir Latifi.

Ndërkaq, promotori e këtyre Ditëve të letërsisë suedeze nga Shoqata Kulturore Migjeni, kryetari Sokol Demaku, me humorin e të tij argëtonte nxënësit dhe publikun në Sallën e Shkollës fillore “Adem Jashari” në Shkup!
Ambienti i shkëlqyer ndërmjet nxënësve, mësimdhënësve, stafit të ri të shkollës, dy mësueseve Habibe Belteshi dhe Zyrafete Sllamniku, si dhe mikpritja bujare dhe fisnike e drejtoreshës znj. Fitore Qerezi, e përmbyllën këtë aktivitet me një shpresë që të vazhdohet vitin që vjen! Të shpresojëm, që do të jetë në frymën humane të dashurisë dhe finsikërisë së multiletrarizmit dhe multikulturës së shfaqur gjatë këtre ditëve, në mënyrëm më të mirë dhe ëm të natyrshme!

Pa asnjë pompozitet dhe pa asnjë prapavijë interesash të ndryshme! Vargu i lirë dhe pastërtia shpirtërore e këtyre voglëshëve të kësaj shkolle fillore reflektuan fuqishëm paqe dhe dashuri në vend dhe botë! Ajo, që më së shumti i duhet botës tani!
Shtëpia botuese “SHKUPI”, të gjithë nxënësve u dhuroi nga një libër!