Loja e djallit

 

Autori: Grigori Kanoviç

Numri i faqeve: 237

Viti i botimit: 2021

Formati: A5

Category:

Rrëfimi në romanin “LOJA E DJALLIT” (DEVILSPEL) fillon gjatë verës së trazuar të vitit 1941, kur situata e ndërlikuar politike që zien jashtë qytetit, fillon të krijojë çarje të reja midis fqinjëve. Pas pushtimit sovjetik të vitit 1939, Aroni braktis familjen dhe gruan, (vajzën e madhe të Bankvekerit), për një karrierë premtuese qeveritare në Moskë. Ndërkaq, Jakovi i heshtur dhe i dashuruar me Elishevën mbetet në shtëpi, duke gërmuar varre. Në vitin 1941, me nazistët që lëviznin vazhdimisht në Evropën Lindore, ish – mbështetësit e Pavarësisë së Lituanisë i shohin gjermanët si forca e vetme që mund t’i shpëtojë ata nga pushtuesit sovjetikë, dhe hebrenjtë e Mishkinës duket se ishin një çmim i vogël për t’u paguar për Pavarësinë lituane. Libri i Grigori Kanoviçit “DEVISPEL” (Loja e djallit) i përkthyer nga Yisrael Elliot Cohen dhe i botuar nga shtëpia botuese Noir Press në Britaninë e madhe, ka marrë Çmimin e Letërsisë 2020 të akorduar nga “The European Bank of Reconstruction and Development (Banka Evropiane e Rindërtimit dhe Zhvillimit)”, për letërsinë më të mirë të përkthyer nga afro 40 vende: nga Evropa Qendrore dhe Lindore në Azinë Qendrore, Ballkanin Perëndimor dhe Mesdheun jugor dhe lindor.