Nga Shtëpia botuese “Shkupi” në Sallën e Komunës së Çairit
U PROMOVUAN 10 LIBRA TË LETËRSISË BOTËRORE DHE U DHURUAN 1000 LIBRA SHKOLLAVE FILLORE TE ÇAIRIT NGA KRYETARI VISAR GANIU
Në fillim të promovimit, moderatori i shkëlqyer i kësaj ngjarje letrare dhe kulturore Ardian Ramadani, përshëndeti të pranishmit: nxënësit e shkollave, drejtorët e shkollave, kryetarin e Komunës Visar Ganiun, profesorin e shquar Dr. Xheladin Muratin, folësit për 10 librat e promovuar shkrimtari dhe poeti Xhelal Jakupin dhe Daim Ilazin, pastaj afaristin Xhemail Dauti dhe kandidatin për deputet Bekim Sali.
Gjithashtu, njofoti opinionin që Shtëpia botuese “Shkupi” në shenjë mirënjohje dhe bashkëpunimi me Komunën e Çairit i dhuron 1000 kopje libra Komunës. E që mëpastaj, kryetari i Komunës së Çairit ua dhuroi 10 shkollave fillore komunale të Çairit nga 100 copë.
Me këtë rast, poashtu moderatori z. Ramadani potencoi që në këtë 30 vjetor të “Shkupi”-t, “Shkupi” do të tentoj të bëj një fushatë tjetër letrare “Blej e dhuro libër”, që të mund të pasurohen bibliotekat shkollore që janë të pafurnizuara në mënyrë institucionale nga ana e Ministrisë së Arsimit.
Prandaj, nevojitet një mobilizim shoqërorë edhe nga pushteti lokal edhe ai afaristëve shqiptarë!
Më tutje, fjalën ia dha Xhelal Jakupit që të flet për librat nga: Zhang Guixing “Shtegtimi i derrave të egër” (Përkthyer nga Vedat Rexhepi), Miro Gavran – “Dëshmitari i vetëm i bukurisë”(Përkthyer nga Agim Avdiu), Defne Suman “Sofra e mëngjesit” (Përkthyer nga Feleknaze Rexhepi – Bajram), Lise Villadsen “Mos u rrëzo, mos u fundos, mos vdis” (Përkthyer nga Sokol Demaku) dhe Annette Bjergfeldt “Kënga e bukur nga Palermoveji” (Përkthyer nga Sokol Demaku)
Poeti dhe shkrimtari i njohor Xhelal Jakupi në fjalimin e tij e përgëzoi Shtëpinë botuese SHKUPI për Promovimin e këtyre 10 librave dhe potencoi rëndësinë e kësaj shtepie botuese në afimimin e letërsisë kombëtare, e sidomos atë të letërsisë botërore, të cilën e quajti kampion të afirmimit të letërsisë botërore tek lexuesi shqiptar në Maqedoni.
Poashtu, ai kujtoi edhe fillimet e Shtëpisë botuese SHKUPI dhe revistës së pavarur GLOBI, që ishte edicion I SHKUPI-t, me theks të veçantë që koha në të cilën kjo revistë funksionoi ishte kohë deliakte historike nga viti 1994 deri 2002.
Më pastaj vuri në dukje se këto libra dhe promovime që I bën SHKUPI, I bëjnë nder jo vetëm Komunës së Çairit dhe Shkupit, por edhe gjithë shqiptarëve në Maqedoni, sepse përmes vlerave letrare botërore, lexuesi shqiptar arrin të njoh edhe vlerat njerëzore të popujve të ndryshëm botëror, siç është rasti për kulturën tajvaneze (kineze), kroate, turke, japoneze, suedeze dhe daneze.
Më pastaj fjalën e mori poeti dhe diplomati I shquar Daim Ilazi foli pwr librat: Osamu Dazai “Jo më njeri” (Përkthyer nga Luan Morina), Moa Herngren “Shkurorëzimi” (Përkthyer nga Sokol Demaku), Ia Genberg “Detajet” (Përkthyer nga Sokol Demaku), Selim Ileri “Kafazi” (Përkthyer nga Luan Morina) dhe Ayfer Tunç “Tregime nga vendlindja” (Përkthyer nga Feleknaz Rexhepi – Bajram)Në fjalimin e tij, Daim Ilazi, përpos që foli për 5 veprate cituara ai theksoi rëndësinë e leximit, duke e cituar Kuranin famëlartë që fillon me fjalën Ikre (Lexo).
Më tutje, ai vlerësoi përkthimin e këtyre veprave, por vuri në dukje, Ministria e kulturës në Maqedoni, shfaqë brengë të madhe për të përkthyer letërsinë maqedone në gjuhë të huaja, por ajo shqipe pothuajse nuk është përkthyer fare në gjuhë të huaja.
Prandaj, është turp që Abdylazis Islami, Murat Isaku, professor Xheladin Murati e shumë të tjerë, të mos përkthehen edhe në gjuhë të huaja! Poashtu, duke përgëzuar fillimin e kremtimit të 30- vjetorit të Shtëpisë botuese SHKUPI, shprehu qëndrimin që ky promovim me gjithë kata tituj dhe me dhurimin e 1000 librave bibliotekave shkollore në Çair, I ngjan një mini-panairi librash.
Mirëpo, për Shkupin me tre universitete, është turp që të mos ketë një librari dinjitoze që e afirmon librin shqip.
Meqë në promovim mori pjesë edhe profesori I nderuar Prof.Dr.Xheladin Murati, autor I mbi 50 librave shkencor, kryesisht nga lëmia e pedagogjisë, ai në përshëndetjen e tij të pranishmëve dhe urimit të 30 vjetorit të “Shkupi”-t, potencoi rëndësinë e librit fizik kundrejt atyre elektronik.
Poashtu, vlerësoi lartë zhvillimet teknologjike, por kërkoi që vëmendja e nxënësve dhe studentëve tanë të mos largohet nag libri fizik, sepse ndryshe është mësimnxënia nga libri fizik se sa nga ai elektronik, apo tanimë nga intelegjenca artificiale!
Për në fund, fjalën e mori kryetari i Komunës së Çairit, i cili me këtë rast, potencoi gatushmërinë e tij dhe Komunës të thelloj bashkëpunimin e gjatë me Shtëpinë botuese SHKUPI, si dhe njoftoi që tashmë bëhet një project I cili do të rezultoj edhe me librari në Sheshin “Skenderbeu”, por edhe me aktivitetet tjera që do të avancojnë kulturën në Çair dhe Shkup. Duke përgëzuar promovimin dhe 30 vjetorin e “Shkupi”-t, shprehu kënaqësinë që nga bashkëpunimi me “Shkupi”-n, sot po pasurohen në mënyrë simbolike me 1000 libra 10 bibliotekat shkollore të Çairit. Gjithashtu, premtoi që Komuna e Çairit gjithmonë do të jetë vatër e afirmimit të kultrurës dhe letërsisë, duke u ofruar të gjitha resurset e saja që i ka.
Në fund të promovimit u shpërndan nga 3-4 libra të gjitëh të pranishmëve në Sallë dhe u bënë disa foto të përbashkëta