U PROMOVUAN 4 LIBRA NGA SUEDISHTJA NË SHQIP
NË SALLËN E KOMUNËS SË ÇAIRIT
Në organizim të Shtëpisë botuese SHKUPI dhe Qendrës kulturore shqiptare MIGJENI nga Suedia, si dhe ne bashkëpunim me Komunën e Çairit dhe Shkollën fillore ADEM JASHARI në Shkup, si dhe Klubin e shkrimtarëve ONEUM në Tetovë u mbajt për të 7-tën herë Manifestimi letrar DITET E LETERSISE SUEDEZE.
Pra, nje dite me pare u organizuan Orë letrare në Shkollen fillore komunale “Adem Jashari” dhe në Klubin e shkrimtarëve ONEUM në Tetovë.
Ndërkaq, sot në Sallën e Komunës së Çairit u promovuan 4 libra nga suedishtja në shqip:
Johanna Frid “OSE NORA DO TE DIGJET, OSE OSLO”
Ia Genberg “DETAJET”
Moa Herngren “SHKURORËZIMI”
Foli SOKOL DEMAKU
Vilhelm Muberj “EMIGRANTËT SUEDEZË”
Foli HAMIT GORGURI
Si nikoqir i këtyre organizimeve, kryetari i Komunës së Çairit, zotëri Visar Ganiu, falenderoi mysafirët nga Suedia, dhe inkurajoi që Komuna e Çairit gjithmonë do të jetë e hapur për bashkëpunime letrare kulturore me mërgatën tonë, por edhe me autoritete suedeze, në planin shoqëror e kulturor!
Moderatori i këtij Promovimi Ardian Ramadani, duke i ftuar të pranishmit në një foto familjare, shprehu kënaqësinë që në vitin që vjen 2024, Shtëpia botuese SHKUPI do të shënoj 30 vjetorin e saj, dhe që epiqendër e organizimeve të këtij përvjetori sërish do të këtë Sallë të bukur të Komunës së Çairit, që me aq zemërgjerësia ka pranuar të mbështetë të gjitha aktivitetet e Shtëpisë botuese SHKUPI!