Zekerija Idrizi lindi në vitin 1969 në lagjen e Dizhonit në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesmen “Medreseja Isa Beu” i kreu në Shkup. Studimet i ndoqi në Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë.
Libra të botuar: 1. “Mozaiku fetar dhe çështja kombëtare”, Bashkësia Fetare Islame në RM, Shkup, 1997. 2. “Xhamia në analet e historisë -Hoxhallarët dhe institucionet islame në shërbim të çështjes kombëtare”, Cyrih, 2009 3. “Letër bijave të mia”, botoi Shoqata Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë, Amanda Edit, Bukuresht, 2015 4. “Veprimtaria universale e Imamit në kurbet”, ShB “Shkupi”, Shkup, 2015 5.”Fundamentalizmi islamik dhe myslimanët antifundamentalistë”, biblioteka “Hëna e Re”, BFI, Shkup, 2015 6. “Letra shpirti”, SHB “SHKUPI”, Shkup, 2016 7. “Tradhëtia me profil dhelpre”, Bashkësia Fetare Islame në RM, Shkup 2017, 8. “Dukuritë negative në shoqëri”, Bashkësia Fetare Islame, Shkup, 2017.
Për veprimtarinë e tij botuese në vitin 2016 u laureua me çmimin më lartë “Myfti Vehbi Dibra” nga kreu i Komunitetit Mysliman në Shkup. Për veprimtarinë e tij kombëtare, mori dekoratat “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe “Hasan Prishtina” nga kreu i komunës Çair në Shkup.