Edit Ravel është një shkrimtare kanadeze me origjinë nga Izraeli e lindur në 1955 në Sasa, pranë kufirit me Libanin. Familja e saj u vendos në Montreal kur ajo ishte shtatë vjeç. Në moshën 18 vjeçare ajo u kthye në Izrael për të ndjekur Universitetin Hebre në letërsinë angleze. Në Montreal u kthye, për të studiuar në Universitetin McGill, si dhe masterin në të shkruarin krijues në Universitetin Konkordia, universitete në të cilat ajo më vonë ajo ka dhënë mësim.