Aubrey Flegg

Aubrey Flegg ka lindur në Dublin. Fëmijërinë e tij të hershme e ka kaluar në County Sligo, Irlandë. Ai e filloi edukimin arsimor në Dublin dhe e përfundoi në Angli. Pas një periudhe me një ekip shpëtimi malor në Skoci, u kthye në Irlandë për të studiuar gjeologji në Kolegjin Trinity.

Më pas, ai iu përkushtua kërkimeve gjeologjike në Kenia, përpara se t’i bashkohej Observatorit Gjeologjik të Irlandës në vitin 1968. Aubrey Flegg, kohët e fundit, ka dalë në pension të parakohshëm, në mënyrë që ti kushtohet tërësisht të shkruarit.

Libri i tij i parë, Lufta e Kejtit, ka të bëjë me periudhën e luftës civile në Irlandë; ai u botua në vitin 1997. Lufta e Kejtit ka fituar kohët e fundit çmimin Peter Pan 2000 – një çmim i krijuar nga IBBY në Suedi për librin më të mirë për fëmijë, të përkthyer në gjuhën suedeze, si meritë e sjelljes së informacionit nga një tjetër kulturë.

Flatra përmbi Delft, roman i botuar në shqip nga shtëpia botuese ‘Shkupi’, që është libri i parë i trilogjisë Louise, fitoi çmimin e përvitshëm Bisto Book në vitin 2004.

Librat nga Aubrey Flegg