AYFER TUNÇ ka lindur në vitin 1964. Ka studiuar shkencat politike. Gjatë studimeve filloi të shkruante artikuj për revista të ndryshme letrare dhe kulturore.
Është marrë edhe me botime dhe gazetari. Skenarin që përgatiti nga tregimet e Sait Faikut, Re në ajër, është filmuar nga TRT.
Ajo ka përshtatur për kinema romanin e Orhan Kemalit Qelia nr. 72. Shkruan libra të zhanreve të ndryshme si romane, tregime, ngjarje nga jeta dhe hulumtime.
Nga veprimtaria e saj veçojmë: Guri-Gërshërët-Letra (2003), Ngjarja e Aziz Beut (2000), Ata e quajnë jetë (2007), Nëse nuk ju pengon nëna ime do të vijë te ju (2001), Evvelotel (2006), Një histori e shkurtër, e treguar në mënyrë të rreme për një shtëpi të të çmendurve (2009), Nata e gjelbër e zanave (2010), Fletorja e Suzanës (2011).