Miro Gavran

Miro Gavran (1961) është një shkrimtar bashkëkohor kroat. Veprat e tij janë përkthyer në tridhjetë e dy gjuhë.

Së bashku me përmbledhjen me tregime “Njerëz të vegjël të pazakontë”, ai shkroi romanet “Biri i harruar”, “Si i thyem këmbët”, “Klara”, “Margita ose udhëtimi në jetën e kaluar”, “Judita”, “Pagëzori”, “Pontie Pilati”, “Dëshmitari i vetëm i bukurisë” dhe “Tregime për vetminë”.

Ka marrë njëzet çmime letrare dhe teatrale, mes tyre çmimin “CENTRAL EUROPEAN TIME”, i cili ndahet për shkrimtarët më të mirë të Evropës Qendrore, dhe Çmimin “RRETHI EVROPIAN”, për afirmimin e vlerave evropiane në tekstet letrare.

Deri më tani ai ka pasur më shumë se dyqind premiera teatrale në mbarë botën dhe shfaqjet e tij janë parë nga më shumë se dy milionë njerëz.

Librat nga Miro Gavran